Zgjidhen katër më të mirët në ‘breakdance’

Është mbajtur gara e vallëzimit breakdance ‘Red Bull BC One Cypher Kosovo’, ku i ftuar special ishte Pelezinho, breakdancer i mirënjohur brazilian.

Pelezinho zhvilloi një një workshop me rreth 20 B-Boys nga e gjithë Kosova si dhe ishte anëtar jurie gjatë konkursit që u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”, nga ku u përzgjodhën 4 më të mirët, të cilët do të vazhdojnë konkurrimin në Red Bull BC One Cypher Albania më datën 5 Maj në Tiranë.
Juria përfaqësohej nga B-Boy brazilian Pelezinho, i ftuari special i këtij eventi, breakdancer-i kosovar Sahit Aliu dhe B-Boy fitues i vitit të kaluar, Besart Mehmeti.
Këtë vit fituesi i këtij konkursi breakdance, qoftë nga Kosova ose Shqipëria do të ketë mundësinë të vazhdojë konkurrimin në etapat e tjera kualifikuese, në St. Pertersburg (Rusi), për rrugën drejt finales Botërore të Red Bull BC One.
4 konkurrentët e përzgjedhur dhe që do të vazhdojnë konkurrimin në Shqipëri më datën 5 Maj janë:B-Boy Gimbo - Mergim Shala
B-Boy Sady - Sedat Vitia
B-Boy 2Fresh - Argjend Jashari
B-Boy Brian - Blero Blakaj.