Këmbëmadhi egziston dhe duket se nuk është vetëm një legjendë. Bëhet fjalë për njeriun më të madh të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Igor Vovkovinskiy, i cili prej vitesh përballet me problemin e mosgjetjes së një pale këpucësh të përshtatshme për të ecur. Ai është i gjatë 2 metra e 23 centimetra dhe e ka numrin e këmbës 64. Ia kalon edhe gjigandit tjetër të basketbollit Shakil O’Nil. Për shkak të problemeve që i kanë shkaktuar këpucë e vogla në këmbë, ai është deyruar t’i nënshtrohet plot 7 ndërhyrjeve kirurgjikale.
“Reebok” e ka marrë apelin e Igorit, i cili për këto shkaqe është i detyruar të qëndrojë i mbyllur në shtëpi duke tentuar mbledhjen e fondeve për prodhimin e një palë këpucësh të veçanta që kushtojnë nga 12 mijë deri në 20 mijë dollarë. Ky dhurim është patjetër falas por çmimi i lartë i referohet faktit se këpucët duhet t’i përshtaten strukturës së çrregullt të këmbëve të tij. Do të duhen së paku 6 javë që prodhimi i këpucëve të përfundojë dhe ai të mund të ecë rregullisht.