Është vërtet për t’u çuditur se si e ka kapluar heshtja industrinë e muzikës kosovare. Meriton të quhet industri, pasi jemi mësuar të shohim çdo ditë projekte dhe bashkëpunime nga më të zjarrtat, e hite prej më të mirave.
Pas një fundjave të kaluar, kur shpërthyen reperët e të gjithë studiove rivale në shenjë të rrahjes së famshme të Noizyt dhe Babastars, që nuk ka si të mos përmendet në një ekskluzive të tillë, janë emra tjerë të cilët kanë heshtur në ndërkohë dhe po përgatiten për ‘shpërthimet’ e tyre.
lajmenews ka mësuar me saktësi nga burimet se cilat do të jenë disa prej bashkëpunimeve më të mëdha të verës, ku spikasin emra të mëdhenj të skenës tonë.