Aktorja e serisë “Desperate Housewives”, Eva Longoria, sërish është e vetmuar.
Longoria, e cila në vitin 2010 u divorcua nga ish-burri i saj Tony Parker pas tre vitesh martesë, raportohet se është ndarë nga i dashuri i saj Eduardo Cruz.
“Ishte një vendim i dyanshëm. Ata do të qëndrojnë miq. Ajo është e fokusuar në punën e saj dhe fundin e ‘Desperate Housewives’”, ka thënë burimi.