Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt, i ka dhënë fund lidhjes gjashtëmujore me dizajneren e modës, Lubica Slovak, në mënyrë që të fokusohet në përgatitjet e tij për Lojërat Olimpike në Londër.
Sipas mediave, sprinteri xhamajkan është ndarë nga bukuroshja 28-vjeçare, sepse dëshiron ta përsërisë suksesin nga Lojërat e kaluara Olimpike, kur fitoi dy medalje të arta dhe theu dy rekorde botërore.
“Ai do të ketë kohë për lidhje. Aktualisht po përqendrohet në vrapim dhe nuk dëshiron që ta pengojë asgjë”, ka thënë për The Sun një burim i afërt me Bolt.
Sllovakja Lubica ka emigruar në Kanada si e re, ndërsa më vonë është zhvendosur në Xhamajka. Me sportistin e ka njoftuar këngëtari i muzikës ‘reggae’, Tami Chynn, i cili është mik i tyre i përbashkët.