Japonezja Masako Mizutani, e cila është 43-vjeçare, nuk ngjan aspak me moshataret e saj. Mund të thuhet se ajo duket si një adoleshente, ndërsa ka treguar se këtë dukje të re e ka ruajtur përmes kujdesit ndaj lëkurës.
Në të kaluarën, Masako është marrë me manekinizëm, kurse tani është amvise dhe nënë e një vajze 20-vjeçare.
Kohë pas kohë përmes blogut të saj i këshillon femrat rreth preparateve të caktuara kozmetike.
“Nuk ka femra të shëmtuara. Vetëm dembele”, thotë ajo duke treguar se pesë orë në ditë ia kushton vetëm lëkurës, ndërsa ka mohuar të ketë bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike.