Reali perfekt pranë titullit

Real Madridi ka shënuar fitore të lartë me rezultat 3-0 ndaj Sevillas në Santiago Bernabeu, për t’iu afruar kështu më pranë se kurrë titullit të 32-të.

Reali në asnjë moment nuk kishte problem me Sevillën, përkunër pohimeve të lojtarëve të Sevillës para takimit.
Fillimisht Cristiano Ronaldo kaloi në epërsi Realin pas 19 minutave lojë për 1-0, që mbeti dhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë shpërtheu Karim Benzema. Francezi shënoi dy herë brenda tri minutave (49’ dhe 52’) për 3-0 dhe fitoren e Realit në këtë takim.
Me tre javë pa përfunduar La Liga, Reali ka dhjetë pikë më shumë se sa Barcelona, që takohet me Rayo Vallecanon.