Zubin Potoku e Zveçani në zgjedhje lokale?

Shumë lista zgjedhore janë paraqitur për zgjedhjet lokale në Zubin Potok dhe Zveçan, edhe pse ato nuk i mbështetë Qeveria e Kosovës, UNMIK-u e edhe autoritetet në Beograd.

Shtypja e listave zgjedhore do të nisë sot, me pesëmijë copë në Zubin Potok e diçka më pak në Zveçan, raporton Tanjug.
Përfaqësuesit ilegalë të këtyre komunave thonë se mos mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe do të thotë “shuarje e institucioneve të Serbisë”. Në anën tjetër, zyrtarët në Beograd thonë se në komunat në veri të Kosovës do të formohen “organet e përkohshme komunale”:
Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka paraparë që votat për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të numërohen në Rashkë ndërsa organizimi i tyre në Kosovë të bëhet nga OSBE. Këshillit Nacional Serb (SNV) i pjesës veriore të Kosovës thotë se këto vendime janë të papranueshme për serbët e Kosovës.