Kanë hyrë edhe katër banorë të tjerë në shtëpinë e reality shou, Big Brother Albania 5, ndërsa ata do të qëndrojnë për pak kohë në shtëpi.
Janë qentë e Françeskës, Liamit, Erionit dhe Tanit do të qëndrojnë në shtëpi. Pos kësaj befasire, të shtunën mbrëma kishte edhe befasi tjera.
Babai i Françeskës në mënyrë sensacionale është paraqitur duke kërkuar takimin me Ermalin, i cili dihet se është në një lidhje jo serioze me Françeskën.
Në nominim për këtë javë janë Graciano dhe Genta.