Het-trik i Suarez në fitoren e Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore prej 3-0 si mysafir i Norwich Cityt.

Në këtë takim shkëlqeu sulmuesi Luis Suarez, i cili shënoi het-trik.
Uruguaiani realizoi dy herë në pjesën e parë (24’ dhe 28’) dhe një herë në të dytën (82’).
Liverpooli aktualisht gjendet në pozitën e tetë në tabelë me 49 pikë.