Dy kriminelë kolumbianë duke kërcënuar me armë kanë vjedhur një internet kafe në qytetin Cali, por fatkeqësisht, njëri prej tyre e ka lënë hapur profilin e tij në Facebook në njërin nga kompjuterët.
Gizmodo raporton se dy hajnat kanë hyrë në internet kafe, janë ulur në dy kompjuterë dhe e kanë shfrytëzuar një kohë internetin. Kur janë drejtuar që ta paguanin faturën, kanë nxjerrë armët dhe kanë marrë të gjitha paratë nga arka.
Pas largimit të tyre, punëtori i ka thirrur policët, të cilët në njërin nga kompjuterët që i kishin përdorur kriminelët kanë gjetur të hapur profilin në Facebook.
Nga profili, policia ka marrë emrin dhe mbiemrin e hajnit dhe adresën e tij, ndërsa më pas vjedhësit janë arrestuar dhe tash gjenden në burg