Reperi Jay Z shpreson të bindë një mik shumë të veçantë të performojë në festivalin e tij dyditësh në Philadelphia në shtator – Presidentin amerikan Barack Obama.
Moguli i muzikës do të performojë në natën e parë të festivalit të parë vjetor “Budweiser Made in America” që do të zhvillohet gjatë vikendit të Ditës së Punës së Amerikës (1 dhe 2 shtator) dhe ai po ashtu do të ftojë edhe yje tjera për të performuar me të.
Babai i ri thotë se ai e ka një person të veçantë me të cilën dëshiron të ngjitet në skenë.
“Do t’i bëj një telefonatë atij (Obamës) dhe do të përpiqem ta sjell të performojoë – por dyshoj. Mendoj se atëherë hapet sezoni politik. Ai do të jetë larg duke ndihmuar botën dhe mbase nuk do të ketë kohë, por unë përfundimisht do t’ia kërkoj atij të vijë”, ka thënë Jay Z.