Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e një numri prokurorësh në prokuroritë komunale të vendit.
Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19, paragrafi 1 të Ligjit nr.03/L-224, për Këshillin Prokurorial, si dhe duke u bazuar në vendimin nr. 52/2012, të datës 17 prill 2012 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Të shoqëruar nga kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, para Presidentes Jahjaga e dhanë betimin 13 prokurorë të dekretuar.