Braktis SHBA-të për Singaporin

Njëri nga themeluesit e Facebookut ka hequr dorë nga nënshtetësia amerikane, në një lëvizje, që mund t’i kursejë atij miliona dollarë nga mospagesa e taksave amerikane.

Një zëdhënës i bashkëthemeluesit, Eduardo Saverin, ka thënë se ai ka marrë këtë vendim, pasi “ka qenë më praktike të bëhej qytetar i Singaporit, meqë planifikon të jetojë atje”.
Duke hequr dorë nga nënshtetësia amerikane, 30 vjeçari do të shmangë taksat për fitimet kapitale, tash kur Facebook lanson ofertat për futjen në bursë.
Singapori nuk ka taksa për fitimet kapitale. Saverini i lindur në Brazil është larguar nga Facebook pas përkeqësimit të raporteve me bashkëthemeluesin tjetër, Mark Zuckerberg. Ai besohet se ka në pronësi 4 për qind të aksioneve të rrjetit social dhe një shumë prej dy miliardë dollarësh.