Fshihet në motorin e makinës (FOTO LAJM)

Një 18-vjeçar nga Afganistani, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u fsheh në vendin më të pazakontë, në motorin e një makine, në një traget që po udhëtonte drejt portit italian të Barit nga Greqia.


Por edhe pse kishte qëndruar për 20 orë në kofanon e makinës zbulohet nga policia italiane në Bari.
Në mënyrë që të reduktonte vështirësinë e qëndrimit në një pozicion krejtësisht të pazakontë, 18-vjeçari kishte vendosur një batanije poshtë motorit dhe kishte marrë me vete vetëm një shishe ujë.
Sipas ekspertëve, ai rrezikoi shumë me jetën e tij duke udhëtuar në këtë mënyrë, pasi vendet ku transportohen makinat në një traget janë të njohura për lëshimin e gazrave vdekjeprurës, ndërsa nëse makina do të kishte lëvizur pa e kuptuar prezencën e emigrantit, ai do të kishte vdekur nga nxehtësia dhe djegiet.
Oficerët e emigracionit e ndaluan makinën pasi kishin dyshime për shkak se shoferi ishte nervoz.