Përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve dhe OJQ-të e Kosovës kërkojnë nga kryetari dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos shfuqizojnë rekomandimet dhe votimin për kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Në një komunikatë për opinion përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve dhe OJQ-të njoftojnë publikun se përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve do të protestojnë para Kuvendit te Republikës së Kosovës në përkrahje të deputetëve që e kundërshtojnë ndryshimin dhe votimin e rekomandimeve të votuara në seancat e fundit të Kuvendit.
Ata kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen sot, e martë, në protestën që mbahet në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës.