BBA: Largohet Meti

Personazhi më atraktiv dhe më i dashur nga femrat shqiptare, Meti, është larguar nga reality shou Big Brother Albania, pasi nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të qëndruar në shtëpinë më të madhe në shqipëri.

Kështu merr fund aventura e modelit nga Vushtrria, që arriti me sharmin e tij të fitojë zemrat e femrave shqiptare. Pas daljes nga Big Brother, Meti nuk shprehu pakënaqësinë ndaj asnjë prej banorëve, por as ndaj publikut, duke u shprehur mjaft i ngazëllyer me atë që ai tregoi në këtë reality shou.
Në nominim për këtë javë janë Edgari, Tani dhe djaloshi fantastik nga Prishtina, Arbri, i cili llogaritet si një prej favoritëve së bashku me Liamin për ta fituar çmimin e madh.