Rexhepi: Edhe një arrestim politik

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka quajtur politik arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, të arrestuar nga pjesëtarët e MUP-it serb të shtunën në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit në anën serbe.
Rexhepi ka qenë shumë i shkurt në reagimin e tij, rreth këtij arrestimi. “Tash e mora vesh (për arrestimin e Mark Koshnjetit) dhe reagimet janë të njëjta sikur edhe për rastet tjera që kanë ndodhur dhe këtë ne e bëjmë në INTERPOL nëpërmjet EULEX-it. Këto janë arrestime edhe politike”, ka thënë ministri Rexhepi, raporton Koha.net.