Reali i sigurt

Me rezultat prej 3-1, Real Madridi e ka mposhtur Sporting Gijonin për të mbajtur diferencën me Barcelonën në garën për titull.

Pas gjysmë ore lojë u akordua penalti në favor të skuadrës mysafire, të cilën e shndërroi në gol De las Cuevas.
Pas një krosimi të Sergio Ramos, Gonzalo Higuain i barazoi shifrat dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë, u desh të zhvillohej minuta e 74 që vendasit të kalonin për herë të parë në epërsi këtë mbrëmje.
Një harkim të Angel Di Marias e pranoi Cristiano Ronaldo për ta shënuar golin e 41-të këtë edicion në La Liga.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Karim Benzema (82’), ndërsa asistues ishte Mesut Oezil.
Real Madridi kryeson Kampionatin spanjoll me shtatë pikë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon si mysafir i Levantes.