Juve kërkon Milanin në gjysmëfinale

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Coppa Italias, pas fitores solide prej 3-0 ndaj Romës në Torino.

Bianconerët e përfunduan dilemën e takimit pas vetëm gjysmë ore lojë. Së pari Emanuele Giaccherini shënoi për 1-0, duke ngritur 45 mijë tifozë të Zonjës së Vjetër.
Në vazhdim të takimit Juventusi shtroi edhe më shumë dominimin, por Alessandro Del Piero me një super gol i ka shuar shpresat e mysafirëve për një rikthim, duke përfunduar takimin për 2-0.
Në minutën e fundit Simon Kjaer shënoi një autogol nga afërsia për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar.
Juventusi pret në gjysmëfinale fituesin e takimit Milan-Lazio, që zhvillohet të enjten në San Siro