Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, pohon se do të ishte realizim i ëndrrës po ta udhëhiqte skuadrën e tij drejt triumfit në League Cup.
Redsat kanë epërsi prej një goli ndaj Manchester Cityt nga ndeshja e parë dhe po ta kalojnë liderin e Ligës Premier të mërkurën mbrëma, në finalen e Wembleyt në shkurt do të ndesheshin me Cardiffin dhe do të kishin gjasa reale për ta fituar Kupën e Ligës.
Liverpooli nuk ka fituar trofe që nga viti 2006, ndërsa Gerrard dëshiron që të ngre trofe këtë edicion. Ai u ka thënë gazetarëve se do të ishte e mrekullueshme dhe një realizmin ëndrre po ta fitonte trofeun në Wembley.
“Të arrijmë në Wembley, është qëllimi- për të fituar, është ëndërr”, ka deklaruar mesfushori anglez