Sa para jeni në gjendje t’i ndani për një bluzë me mangë të shkurta? A janë 400.000 dollarë shumë?
Në fakt, aq kushton bluza “luksi superior”, e punuar nga pambuku organik dhe e zbukuruar me diamante.
Në çmim natyrisht nuk është llogaritur vetëm pambuku organik, por edhe zbukurimet prej diamanteve të bardha dhe të zeza, vlera e të cilëve kalon nëntë karat. Bluza është prodhuar me anë të procesit i cili redukton ndotjen e ajrit për 90 për qind.
Ky prodhim ekologjik jo vetëm se mbron ambientin, por është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.