I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ibrahim Gashit, pas deklaratës së Lidhjes Demokratike të Kosovës se zëvendësministri i Jashtëm po përmend emra shtetesh që nuk ekzistojnë.
Sipas kësaj partie, Gashi ka thënë se de fakto Kosova është njohur nga San Tomeo, një shtet ky që nuk ekziston. Duket se Gashi “San Tomeo” e ka quajtur shtetin Sao Tome and Principe, një vend ky për të cilin është thënë se e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
"Kosova së shpejti do të njihet nga Sao Tome dhe Principe. Do të ishte mirë sikur, kjo njohje do të vinte në kohën kur LDK drejtonte Ministrinë e Jashtme, por fatkeqësisht janë njerëzit e LDK-së që nuk e dinin dhe si duket ende nuk e dinë që ekziston ky shtet”, ka thënë Gashi, përmes një reagimi dërguar gazetës Express.
Sao Tome dhe Principe është pavarësuar më 12 qershor 1975, derisa anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara është bërë me datën 16 shtator 1975.
“Është mirë që LDK të jap ndonjë kontribut sa është në opozitë në procesin e njohjeve, ashtu siç kemi bërë ne kur kemi qenë në opozitë", thotë Gashi ne deklaratën e tij