Reshjet e mëdha të borës që kanë vazhduar gjatë tërë ditës së sotme, kanë vështirësuar qarkullimin rrugor dhe atë ajror. Kjo ka bërë që edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të mos mund të vijë nga Vjena në Prishtinë.
Për shkak të reshjeve të borës, avioni me të cilin do të duhej të udhëtonte kryeministri, ka anuluar fluturimin. Mu për këtë, edhe mbledhja e Qeverisë, e cila ishte paraparë mbahet sot në orën 15:00, është shtyrë për më vonë, njoftohet nga Zyra për informim e Qeverisë së Kosovës.
Anulimin e fluturimit të avionit nga Vjena për në Prishtinë e ka konfirmoi për Kosovapress edhe zyra për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Anulimin e fluturimit të avionit nga Vjena për në Prishtinë e ka konfirmoi për Kosovapress edhe zyra për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Ndryshe, kryeministri Thaçi ndodhet që dy në Vjenë, ku ka marrë pjesë në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, e ku është diskutuar përmbyllja e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur të vendit