Brezovica vazhdon të jetë një bukuri e paprekur për shumë njerëz të Kosovës, edhe për shkak të taksave të larta të hyrjes që aplikohen sipas një rregulloreje të Komunës së Shtërpcës. Vetëm për të hyrë me veturë në këtë kompleks skitarie, duhet të paguhen 3 euro, ndërsa secili individ që hyn në këmbë brenda kompleksit, duhet të nxjerrë nga xhepi 1 euro.
Nënkryetari i Komunës s ë Shtërpcës për Komunitete, Beqir Fejzullahu, tha “Lajm” se taksat e tilla janë aprovuar nga kuvendi komunal dhe askush nuk është ankuar për to.
Ai i ka konsideruar këto taksa si para që derdhen në buxhetin e Kosovës dhe që pastaj i kthehen komunës, si investime, edhe pse investimet nuk po shihen askund brenda kësaj qendre.
Drejtori i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se taksa të tilla nuk aplikohen në asnjërën nga qendrat ndërkombëtare të skijimit.
Njerëzit dyshojnë se dikush po pasurohet personalisht nga një taksë e tillë, pasi nuk shohin ndryshime të infrastrukturës në Brezovicë