Anëtari i YouTube i regjistruar me emrin KillbillTV postoi një video të lëshimit me motor nga një tatëpjetë mali. Kamerën e lidhi me motoçikletë për të dëshmuar se gjithçka është e vërtetë.
Videoja e postuar para dhjetë ditëve deri më tash është parë nga gati gjysmë milion njerëz, shumica e të cilëve thonë se kjo është budallallëk me brirë.
Videoja zgjat tre minuta, por duket si udhëtim i përjetshëm derisa shikoni nga afër se si lëshohet nga maja e malit, shkruan Daily Mail.