Moore përfundon në spital

Demi Moore është nën kujdes mjekësor për shkak të rraskapitjes- ka konfirmuar zëdhënësi i aktores, duke reaguar ndaj spekulimeve të medieve që thoshin se ajo është hospitalizuar për shkak të një doze të madhe droge.

Aktorja, e cila u nda nga Ashton Kutcher në muajin nëntor, është shtrirë në një institucion shëndetësor ku i është dhënë ndihmë, raporton TMZ. Policia dhe ndihma e shpejtë ishin thirrur në shtëpinë e saj në Los Angeles, ndërsa pasi e kanë kontrolluar gjendjen e Moore, ata kanë vendosur ta hospitalizojnë.
“Për shkak të stresit me të cilin po përballet, Demi ka kërkuar ndihmë profesionale, në mënyrë që ta luftojë rraskapitjen dhe ta përmirësojë gjendjen e saj shëndetësore. Ajo mezi pret të shërohet dhe falënderon familjen dhe miqtë për ndihmën dhe mbështetjen e tyre”, citon AFP fjalët e zëdhënësit