San Tomeo nuk ekziston

Gjatë debatit në emisionin “10 minuta” të RTK-së, të datës 23 janar 2012, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, disa herë i referohej njohjes - sipas tij “de facto” - nga shteti San Tomeo.

“Është joserioze që udhëheqës të lartë të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës të mos kenë as njohuri bazike për punën të cilën ata e bëjnë, përfshirë emrat e shteteve të cilat e kanë apo nuk e kanë njohur Kosovën. San Tomeo nuk ekziston si shtet dhe as si anëtare e Kombeve të Bashkuara. Prandaj, është e pamundur që Kosova të njihet nga një shtet joekzistent”, thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke i bërë thirrje MPJ-së dhe Qeverisë që t’i ndalë “gafet diplomatike dhe publikimin e emrave të shteteve që kanë dhënë sinjale pozitive për njohje”.
“Praktika ka dëshmuar se çdoherë kur janë publikuar emrat e shteteve që kanë synuar njohjen e Kosovës së shpejti, kjo ka ndikuar në mobilizimin e menjëhershëm të diplomacisë serbe dhe të miqve të saj për ta parandaluar atë njohje”.