Nëse duhet t’u besojmë medieve shqiptare, këngëtari Sinan Hoxha duket se i ka vendosur vetes detyrë që sivjet të gjejë vajzën e duhur, prandaj edhe është paraqitur shpesh krah vajzave të bukura, por duket se ende ndihet në dilemë së cilën duhet të zgjedhë.
Sigurisht për një artist të njohur si Sinani nuk është e lehtë të bëjë zgjedhjen e duhur kaq shpejt, e për më tepër duke rendur “lule më lule”, dilema bëhet akoma më e madhe, shkruanVipat.info.
Pas sukseseve në profesionin e tij, padyshim që pritet që Sinani të ndërtojë edhe një jetë personale të qëndrueshme.