FMN kërkon më shumë përgjegjësi nga BQE

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dëshiron që Banka Qendrore Evropiane (BQE) të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në krizën e borxheve të Greqisë.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje me kreditorët privatë, pra bankat dhe fondet për faljen e një pjese të borxheve, atëherë duhet të marrin pjesë edhe kreditorët publikë si BQE, u tha shefja e FMN-së Christine Lagarde gazetarëve në Paris.
Kreditorët privatë po negociojnë me qeverinë në Athinë për faljen e një pjese të borxhit, por bisedimet nuk po përparojnë