Gruaja nga Afganistani lindi gjashtënjakë

Gruaja nga Afganistani, me emrin Sharah (24 vjeçare), lindi gjashtë foshnje në spitalin e qytetit Mazar-e-Sharif, në veri të Afganistanit. Ajo nuk e dinte se ishte shtatzënë me më shumë se një fëmijë.

Mjekët thonë se gruaja erdhi në spital nga një fshat i largët i provincës Balk, ndërsa për një ditë lindi tre djem e tri vajza. Kjo ishte shtatzënia e saj e parë.
Mjekët thonë se ajo kurrë nuk kishte shkuar tek mjeku gjatë kohës së shtatzënisë dhe se është një dukuri shumë e rrallë që një grua të lindë gjashtënjakë pa trajtim paraprak mjekësorë.
Afganistani ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave në botë.
Zyrtari lokal i spitalit Mirwais Rabi, i tha BBC-së se të gjashtë foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore, por nën peshën e duhur. Fëmijët janë vendosur në inkubatorë dhe një ekip special i mjekëve po kujdeset për ta. Nëna po ashtu është në gjendje të mirë, por e lodhur