Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, ka graduar gjeneralmajorin Kadri Kastrati, në gradën e gjenerallejtënantit.
Presidentja e përgëzoi Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për punën dhe për detyrat e rëndësishme që po bënë në ngritjen profesionale dhe drejtimin e FSK-së, duke u bazuar në respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Dekretimi nga Presidentja Jahjaga do të thotë shumë... Do të angazhohem maksimalisht në realizimin e detyrave, për ngritjen dhe për profesionalizimin e FSK-së”, ka thënë Kastrati