Paraqitjet e fundit të këngëtares Nora Istrefi kanë nxitur fjalë nëpër faqet e thashethemeve se ajo ka shtuar disa kilogramë, krahasuar me linjat perfekte me të cilat jemi mësuar ta shohim.
Në pjesën e kofshëve ajo dukej qartë se nuk është më ajo të cilën e kemi ndjekur me kërshëri në videoklipet e saj dhe kjo ndoshta ka ndodhur pasi artisja e njohur ka pak kohë që nuk po shfaqet me klipe të reja- shkruan Gazeta Shqiptarja.
Tashmë jemi mësuar që të ketë gjithmonë kritika kundrejt emrave të njohur të estradës për dukjen e tyre, për çfarëdolloj ndryshimi. Megjithatë, Nora mund t’i vë vetes qëllim të eliminojë disa kilogramë për t’i kthyer linjat që kënaqin syrin e fansave të saj.