Ra 92 herë nga testi teorik i vozitjes

Një i ri nga Britania e madhe kurrë nuk arriti tek pjesa praktike e testit të vozitjes, pasi as pas herës së 92-të nuk arriti ta kalojë pjesën teorike.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, 28 vjeçari nga Leicesteri ka shpenzuar mbi 3000 funta për testet teorike, ndërsa ende nuk është ulur në timonin e makinës.
Testi zgjatë një orë dhe përfshinë pyetje me katër mundësi përgjigje dhe një pjesë tjetër ku prezantohet një video në të cilin kandidatët duhet të vërejnë rreziqet e mundshme në rrugë.
Rekorderi i dytë britanik është një burrë 33 vjeçar, i cili para se ta kalonte testin kishte rënë 22 herë nga provimi i vozitjes.