Lidhja Demokratike e Kosovës,përmes një kumtese shpreh keqardhjen që zëvendësministri Ibrahim Gashi ka dëshmuar edhe një herë se “përderisa ngatërron emrat e shteteve me të cilat e ka për detyrë të merret çdo ditë, nuk e njeh as diplomacinë, as gjeografinë”.
“Ekziston dallim i madh në mes emrit San Tomeo (shtet joekzistent) dhe shtetit São Tomé & Príncipe (shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara). Gashi nuk i është referuar shtetit São Tomé & Príncipe, por disa herë e përsërit gabimin duke iu referuar shtetit San Tomeo (kjo mund të dokumentohet në emisionin “10 minuta” të RTK-së të datës 23 janar 2012)”, thuhet në reagim.
“Gabime të tilla mund të tolerohen, nëse ato bëhen nga qytetarë dhe zyrtarë që nuk merren me fushën e politikës së jashtme, por janë të patolerueshme për udhëheqës të lartë të politikës së jashtme të Kosovës”.