Villanova pasardhësi i Guardiolës

Zëvendëstrajneri i Pep Guardiolës, Tito Vilanova, do të jetë trajneri i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.


Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv Andoni Zubizarreta gjatë konferencës së sotme të shtypit ku Pep Guardiola zbuloi se ai nuk do ta vazhdoja kontratës pas fundit të sezonit.

“Kur Pep tha se ai nuk do të qëndrojë, fillimisht ne nuk mund të besonim. Por ai gjithmonë më ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të vazhdojë me lojën e tij”.
“Se kush do ta zëvendësonte atë ishte një detyrë e vështirë. Një ditë e pyeta: Tito ka punuar këtu me ne, pse jo Tito? Ai përfaqëson lojën dhe është analitik. Ai i kalon këtu të gjithë orët derisa fle dhe ai është personaliteti të cilin ne kemi nevojë të na udhëheqë. Ai është më ndryshe nga Pep, por Tito është i duhuri”.
“Ne gjithmonë kemi shikuar në shtëpi. Ne e kemi Titon – është e thjeshtë. Ne nuk kemi nevojë të dalim në treg”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Andoni Zubizarreta gjatë konferencës.
42-vjeçari Vilanova ka qenë krahu i djathtë i Guardiolës që kur ai u caktua si trajner i ekipit të parë, në vitin 2008.