Kosova s’ka fuqi të ndihmojë, por është mike e Sirisë!

“Siria dhe leksionet nga Kosova” ishte tema e konferencës së Klubit për Politikë të Jashtme (KPJ) e organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Aktivistët politikë të opozitës siriane, të cilët po qëndrojnë në Kosovë, thanë se janë të frustruar me bashkësinë ndërkombëtare, ngaqë, sipas tyre, ajo duhet të jetë më e vendosur.
Ammar Abdulhammid tha se nganjëherë nuk është gjëja e duhur për të kryer punë përmes Kombeve të Bashkuara, njofton KTV, raporton Koha.
Kryetari i Bordit i KPJ-së, Veton Surroi, tha se miqtë tanë sirianë e kanë parë që në Kosovë kanë miq që së paku mund të shprehin mendimet e tyre se çfarë mund të bëhet.
Surroi tha se problemet në Siri nuk do të zgjidhen me një plan të vetëm. Sipas tij, në Siri nuk mund të ketë një zgjidhje të sigurisë ushtarake pa pasur një zgjidhje politike.
Ai po ashtu tha se Kosova nuk është e fuqishme as ushtarakisht dhe as politikisht për ta ndihmuar Sirinë, por është përkrahëse e madhe morale e ndërrimeve demokratike atje.
Një ditë më parë, përfaqësuesit e partive opozitare siriane premtuan se do ta njohin shtetin e Kosovës në rast se do të qeverisin vendin