Luana rikthehet në krahët e Adrianit?

Një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar, sidomos për ndarje e ribashkime, Luana Vjollca dhe Adrian Gaxha, duket të jenë kthyer në krahët e njeri tjetrit.

Prezantuesja Luana Vjollca sipas mediave shqiptare, tani ndodhet në Shkup, për të jetuar serish ditë të lumtura me ishin e saj, këngëtarin Adrian Gaxha.
Ditë më parë ishte përfolur për një lidhje të re mes Adrian Gaxhës dhe këngëtares maqedonase Simona Poposka, por që asnjëri nga këta nuk kishte dhënë koment për këtë lidhje.