Emery: Atletico e meritoi finalen

Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka thënë se Atletico Madrid e ka merituar të kualifikohet në finalen e Europa League.

Valencia duhej ta përmbyste disavantazhin 4-2 nga ndeshja e parë për të vazhduar garën më tej, por një gol i Adrian në pjesën e dytë fundosi edhe më shumë shpresat e Los Che duke i dhënë fitoren 1-0 Atleticos.
“Ata ishim më të mirë dhe e merituan të fitojnë. Ishte kyçe për ne të shënojmë një gol dhe ne nuk ishim në gjendje ta bëjmë këtë”.
“Ne ishim afër të shënojmë në pjesën e parë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ne do të kishim shënuar, do ta kishim marrë ndeshjen në kontroll, por nuk ndodhi kështu”.
“Jam i kënaqur me faktin se ne ishim të gjithë të bashkuar, tifozët dhe skuadra, por ndeshja e parë luajti një rol kyç”, ka thënë Emery.