Ferrara: Pirlo, sekreti i suksesit të Juves

Trajneri i përfaqësueses U21 të Italisë, Ciro Ferrara, ka lavdëruar mesfushorin e Juventusit, Andre Pirlo, madje duke e quajtur atë si një prej më të mirëve në histori të futbollit.

“Pirlo është sekreti prapa suksesit të Juventusit. Në një aspekt, ai e ka bërë dallimin jo vetëm për Juventusin, por po ashtu edhe për Milanin që e lejoi atë të largohet. Ai e ka bërë dallimin në aspekt pozitiv për Juven, dhe negativ për Milanin”.
“Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë për mendimin tim. E shoh atë si një prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit”.
“Ju nuk lexoni shumë për të, pasi ai është një karakter i qetë. Megjithatë, Pirlo është sekreti i Juves. Ai është një prej më të mirëve të të gjitha kohërave”, ka thënë Ferrara për La Gazzetta dello Sport.