Më 1 Maj, pa vetura në Parkun e Gërmisë

Komuna e Prishtinës, ka nxjerr një urdhëresë përmes të cilës ndalohet qarkullimi i automjeteve, përveç autobusëve të NK Trafiku Urban, operatorëve të linjës 5, automjeteve të policisë, të KFOR-it, të UNMIK-ut, EULEX-it, Hortikulturës dhe automjeteve emergjente, gjatë festës së 1 Majit, me 1.5.2012 në drejtim të Parkut të Gërmisë.

Sipas urdhëresës, pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve Normale, Sefali, Tauk Bahce do të jetë si me poshtë:
Kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori”, “Nazim Gafurri”, dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”. Kryqëzimi i rrugëve: “Nazim Gafurri”, “Xhavit Ahmeti”, dhe “Dr. Lec Gradica” dhe kryqëzimi i rrugëve: “Dr. Shpëtim Robaj”, me atë të Sefalisë në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.
“Komuna informon qytetarët se transporti publik për në Parkun e Gërmisë deri te pishina e Qytetit, do të bëhet ekskluzivisht me autobus të Trafikut Urban.
Komuna përmes inspektorëve do të parandaloj shërbyesit e paautorizuar që bëjnë shitjen-shërbimin ndaj qytetarëve. Gjithashtu do të organizohet kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimi i zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komuna e Prishtinës.