Javier Zanetti ka deklaruar se Interi është i paepur të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
“Ne punojmë fuqishëm për ta siguruar atë vendin e tretë të Ligës së Kampionëve; ne e duam dhe besojmë se mund ta arrijmë. Ka edhe katër ndeshje të mbetura dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi deri në fund”.
“Derbi milanez? Ne kemi dy ndeshje të tjera së pari dhe pastaj do të jemi atje duke luftuar për pozitën e tretë”.
“Kush mendoj se do ta fitojë Scudetton? Nuk e di, ne jemi të fokusuar për të siguruar Ligën e Kampionëve dhe për të ndërtuar një skuadër të shkëlqyeshme për vitin e ardhshëm; ne nuk mendojmë për të tjerët”, ka thënë argjentinasi.
Nerazzurrët aktualisht pozicionohet të gjashtë në tabelën e Serie A, duke ndjekur Lazion, që rreshtohet e treta, me tre pikë.