Në kuadër të promovimit të këngës përfaqësuese shqiptare në Eurovizion, Rona Nishliu ka realizuar edhe një version të këngës “Suus” në rrymën jazz dhe në gjuhën angleze.
Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu, e cila se fundmi ishte në Qipro për të promovuar këngën e saj, ka realizuar edhe një version të ri të këngës “Suus”.
Ajo vjen me version jazz, zhanër të cilin Rona e adhuron shumë, ndërsa vargjet e këngës ajo i këndon në anglisht.
Ajo vjen me version jazz, zhanër të cilin Rona e adhuron shumë, ndërsa vargjet e këngës ajo i këndon në anglisht.
Kënga është përpunuar nga mjeshtri i madh i muzikës Shpëtim Saraçi dhe kompozitori i cili vepron në Amerikë, Aldo Shllaku.
Ky version shërben vetëm për promovimin e këngës shqiptare “Suus” me të cilën Rona do të përfaqëson shtetin shqiptarë në Eurovision Song Contest 2012, me datën 22 maj.