Zemrën ia rrëmbyen dy femra – prandaj i mori në të njëjtën ditë

Një irakian ishte dashuruar në dy vajza nga fshati i tij dhe meqë e kishte të vështirë se cilën ta zgjidhte, vendosi të martohet me të dyja në të njëjtën ditë.

Abdel Rahman Najef al-Obaidi, 22 vjeç, fillimisht ishte dashuruar në 17-vjeçaren Intidhar, ndërsa pas disa muajsh i ka rënë në sy 21-vjeçarja Suada.
“Rreth një muaj isha në dyshim. Bisedova me prindërit, propozova që të martohesha me të dyja njëkohësisht dhe ata ma dhanë bekimin”, citon AFP fjalët e të porsamartuarit.
Ndërkaq, punën më të vështirë e kishte pasur teksa i ka bindur dy të zgjedhurat e tij që ta pranojnë jetën në “treshe”.
“Një ditë më pyeti: ‘Si thua të martohemi njëkohësisht unë, ti dhe Suada?’, ndërsa unë iu përgjigja se pajtohem, por me kusht që të na respektojë njësoj”, ka treguar Intidhar.
“Në fillim u befasova me propozimin e tij, por në fund arriti të më bindë”, ka thënë Suada.
Ligji mysliman i lejon meshkujt të marrin katër gra.