Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, dhanë betimin 39 noterët e parë të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se sistemi i noterisë do të ndikojë në shërbime me të mira për qytetaret, në forcimin e renditë dhe ligjit dhe do të jetë një mbështetje për gjyqësorin dhe lehtësim për punën e tyre.
Duke falënderuar shtetin zviceran, Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial të Kosovës për ndihmën e ofruar në krijimin e sistemit noterial, Kuçi kërkoi nga noterët që “punën e tyre të mos e kenë vetëm detyre, por edhe mision”.