Paralajmëron dorëheqjen nëse nuk hiqen nenet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në rast se nuk do të hiqen nga Kodi i ri Penal, neni 37 dhe 38.

Gjatë ceremonisë së dhënies së betimit të noterëve të Kosovës, ai ka folur për këtë temë, duke thënë se do të kërkojë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, që të kthehet prapa ligji për Kodin Penal, njofton KosovaPress.
Ai është zotuar se do ta amendamentojë Kodin, nëse Jahjaga, nuk ndërmerr asgjë edhe pak kërkesës së tij.
“Do të loboj në Kuvendin e Kosovës, që ato dy nene të mos miratohen. Nëse edhe përkundër përpjekjeve të mia, ato dy nene më 1 janar hyjnë në fuqi, hyn në fuqi edhe dorëheqja ime”, ka thënë Kuçi.
Për nenin 37 dhe 38 të Kordit të ri Penal, ditë më parë kanë protestuar gazetarët e Kosovës, të cilët edhe në takim me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, i kanë kërkuar asaj që t’i kthej prapa këto dy nene, pasi me to shkelet liria e shprehjes.