Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Manchester City mund të mposhtë Manchester Unitedin të hënën për ta fituar në fund dhe titullin e kampionit të Anglisë.
“Unë nuk e di se kush do ta fitojë titullin, por pajtohem se City ka përparësinë. Nëse dëshironi të jeni kampionë, atëherë duhet të fitoni ndaj rivalit më të madh në shtëpi”.
“Ata e kanë përparësinë sepse ndeshja zhvillohet në shtëpinë e tyre. Nëse pyesni Manchester Unitedin nëse do të kishin pasur dëshirë që ndeshja të zhvillohej në Old Trafford, sigurisht se nuk do të ishit refuzuar”.
“City ka ende ndeshje të vështira. Por, ata kanë një rast të pa pritur pasi ishin jashtë garës. Manchester United mund të nxjerrë rezultat pozitiv, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pasi vështirë parashikohen duele të tilla”, është shprehur Wenger.