Pep Guardiola nuk do ta drejtojë Barcelonën në sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit, Sandro Rosell, në një konferencë për media.
Spanjolli ka qenë në krye të Barcelonës për katër vite, por duket se ka vendosur të ndjekë rrugë tjetër pas një sezoni jo aq të suksesshëm me kampionin aktual të Evropës.
Guardiola ka fituar tre tituj të La Ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij si trajner i Barcelonës, post të cilin e trashëgoi nga Frank Rijkaard në vitin 2008 pasi më herët kishte drejtuar skuadrën B.
Megjithatë, ky vit ka qenë shumë më ndryshe pasi skuadra e tij është në prag të humbjes së titullit të ligës ndaj rivalit të hidhur, Real Madridit. Katalanasit po ashtu u eliminuan nga Liga e Kampionëve në favor të Chelseat.
Trajneri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa, përmendet si pasardhësi i mundshëm i Guardiolës.