Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se ideal për ekipin e tij do të ishte transferimi i mesfushorit belg.
“Më pëlqen shumë Hazard”.
“Ai është lojtar i mirë, ai është i ri dhe do të bënte gjëra të mira në ekipin tonë”, ka thënë Mancini.
Të hënën Manchester City përballet me Manchester Unitedin në ndeshjen kryesore që do ta vendosë dhe titullin e kampionit të Anglisë.