Shumë shpejt pritet të caktohet data që do të shënojë vazhdimin e ‘bisedimeve teknike’ mes Kosovës”, ka thënë të hënën shefi i delegacionit serb, Branislav Stefanovic. Ai ka thënë se pret që bisedimet të vazhdojnë gjatë këtij muaji.
Temë e bisedimeve, siç njoftojnë mediat serbe, do të jetë edhe përfaqësimi rajonal i Kosovës.
Stefanovic po ashtu ka thënë se Serbia ka përgatitur disa propozime, dhe se, sipas tij, “topi është në anën e Prishtinës, e cila nuk është në situatë të këndshme kur duhet të pranojë propozime konkrete, nga Beogradi”.
Ai ka akuzuar Prishtinën siç ka thënë, si burim i jostablitetit për shkak të tentimit për vendosjen e autoritetit të saj në veri të Kosovës.